Se çfarë domethënie ka përzgjedhja juaj, këtë më së miri jua dëshmon molla e zgjedhu,raporton Gazeta Kosova Sot

Molla e parë

Ju jeni person i hapur dhe i sinqertë. Kurrë nuk tentoni ta fshihni të vërtetën, pa marrë parasysh se çfarë është ajo. Nuk keni qëllime të fshehta dhe mendje të errëta. Nuk keni frikë të jeni vetja, nuk keni maska dhe me siguri këtu qëndron fshehtësia përse sa herë rrëzoheni ngriheni më të fortë. Për juve lumturia dhe kënaqësia gjenden në gjëra të vogla, as nuk brengoseni shumë. Kënaqësi më të madhe ju sjell kjo mollë e pjekur, që pikërisht e keni zgjedhur nga dega.

Molla e dytë

Posedoni një karakter të gjallë, përplot energji. Mërzia është armiku juaj i përbetuar, e kështu dhe jeta juaj nuk është e mërzitshme, përplot ndodhi dhe aventura. T’i kërkosh ato, kjo është moto juaja. E mes të tjerash, të gjitha aventurat tuaja ju gjejnë juve. Krejt çfarë është origjinale dhe përplot përshtypje, ju sjell lumturi në jetë. Molla juaj, gjithsesi, është e spërkatur me copëza të vogla të çokollatës.

Molla e tretë

Ju jeni person interesant. Kështu mendojnë rrethi juaj. Por, vetëm ju mendoni ndryshe. Me juve mbizotëron optimizmi, imagjinata dhe bukuria. Edhe kjo i inspiron njerëzit. Krejt çfarë ndodh në jetën tuaj, është interesant për njerëzit që ju rrethojnë. Jeni bindës, edhe kur tentoni ta bindni dikë në çfarëdo qoftë. Për juve më së miri është të hani një pjesë të pites me mollë, që lë shije të ëmbël në gojën tuaj.

Molla e katërt

Aduti juaj është – vendosmëria. Ju jeni si një mur, në të cilin mund të mbështeteni. Posedoni cilësi të rralla të mendjeve të ekuilibruara, ndjenjave dhe veprimeve. Jeni të përmbajtur, por kjo nganjëherë kufizohet me modestinë. Më shumë dëgjoni sesa që flisni, dhe kjo në mënyrë absolute ju përgjigjet. Jeni aq besnikë, kështu që me juve njerëzit kanë besim të hyjnë edhe në ujë edhe në zjarr. Ëmbëlsira juaj është një gotë liker të pastër të mollës.

Molla e pestë

Lumturia! Kur njerëzit ju shikojnë, njerëzve u imponohet kjo fjalë. Jetoni me mushkëritë plot, adrenalina nuk ju nevojitet. Jeta është e bukur – dhe këtu është sharmi i tij. Ju vlerësoni shijet e përditshme, zërat, aromat, bukurinë. Madje edhe rutina për juve është e bukur. Ju e krijoni të tillë. Që nga momenti i zgjimit e jetoni secilin minutë, ju pëlqen bashkimi i botës përreth juve. Lumturia juaj më e sinqertë është, ajo në gjërat modeste. Molla e gjashtë Jeni të vullnetshëm dhe njerëzit ju vlerësojnë. Keni mendje të shpejtë dhe reaksion momental. Gjithçka zgjidhni derisa jeni në lëvizje. Madje, edhe nëse nuk jeni shumë shoqëror, sipas nevojës mund të jeni argëtues dhe flisni mjaftueshëm. Jeni shumë inteligjent, që shpirtin ua bën shoqërues. Keni prirje për t’i argëtuar të tjerët. Cila është dobësia juaj? Në bokallin e verës së mollës me një rriskë të bukur djathë.