Zeka si “Haxhi pishmani”, herë thonë se “Deklarata shqiptare” është bërë në Tiranë e herë në Shkup (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes BESA Zeqirja Bajrami mbrëmë në Rubikon u shpreh se “Deklarata Shqiptare” është lehtësuar nga Edi Rama por nuk ka lidhje Tirana në përmbajtjen e saj. Me këtë Lëvizja BESA i ndryshon qëndrimet e saj brenda ditëve ku më parë i dha pretekst edhe ish kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe presidentit Gjorgje Ivanov prë të protestuar kundër kësaj deklarate duke u bazuar në deklarimet e kësaj Lëvizje se “Deklarata Shqiptare” është nënshkruar në Tiranë, përcjell TetovaSot

“I shërben atij si pretekst apo alibi dhe të mos e jap mandatin, edhe ai e di se ajo nuk është platformë por ajo është deklaratë zotim i përbashkët i partive politike. Ajo është një sinteze e programeve zgjedhore, ajo u arrit me ndërmjetësim të zotit Rama, dua të theksojmë se faktori shqiptarë nuk ka pasur rol në përmbajtjen e kësaj deklarate, thjeshtë ka qenë lehtësues për organizimin e takimit ku tani ata mendojnë se ky dokument është hartuar në një shtet tjetër ku e marrin si pretekst që mos t’ia ndajnë mandatin Zaevit” u shpreh Zeqirja Ibrahimi në Rubikon të KTV-së

Ndryshe ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski  në një intervistë për HRT-në e Kroacisë ka falenderuar Lëvzijen BESA për pohimet e kësaj partie se Platforma Shqiptare është përpiluar në Tiranë nga Edi Rama.

“Platforma është përpliuar nga Edi Rama, ku publikisht konfirmoi edhe partia BESA” u shpreh Gruevski për HRT-në./TetovaSot.