Lideri i LSDM-së, para se të hyj në vilën presidenciale për t’i dorëzuar nënshkrimet e 67 deputetëve, tha se kjo është një ditë historike për Maqedoninë, dhe pret që sa më shpejtë të jetë e mundur të merr mandatin për formimin e Qeverisë, raporton SHENJA.

Zaev u shpreh optimist se gjatë periudhës në vazhdim, do të ketë një transfer të qetë të pushtetit.

Për atë që do të bisedohet me Ivanovi dhe përgjigjet e tij,  LSDM do të njoftoj me kumtesë. /SHENJA/