Tensione në ‘Big Brother’, sherre, pështyma dhe kërcënime për larje hesapesh

Eshtë vetëm në ditët e para të tij dhe ky Big Brother nuk rezultontë jetë aspak i qetë, as nga ana e vajzave, as nga ana e çifteve dhe aq më pak nga ajo e djemve. Një debat mes Ervinit dhe Damianos ka degjeneruar në sherr mes tyre, madje Ervini ka shkuar deri aty sa e ka përshtyrë në fytyre Damianon dhe e ka kërcënuar se është i gatshëm ta linte krejtësisht lojën për t’u marrë ndryshe me të.

“Qetësohu njëherë, pastaj eja të flasim”, i ka thënë Damiano Ervinit.

Ndërkohë Ervini u është drejtuar prindërve të Damianos për edukatën skandaloze të djalit të tyre. Siç u lajmërua edhe në mëngjes, Big Brother lejoi që vajzat të kalonin te ana e djemve, të cilat janë habitur shumë me ç’ka ndodhur.