Një djalosh i moshës dymbëdhjetë vjeçare mbrëmjen e djeshme është sulmuar me shufër metalike në kokë, ka bërë të ditur policia.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, përderisa i riu ka qenë duke lëvizur me shokët e tij, është sulmuar fizikisht nga disa persona tjerë të mitur, ndërsa njëri prej tyre ka goditur në kokë me shufër prej hekuri.

Ai me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup ku janë konstatuar lëndime të lehta, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.