Drejtorët e të gjitha shkollave ​​fillore dhe të mesme në Strugë kërkojnë shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë. Tashmë kanë dërguar kërkesë me shkrim në Ministrinë e Arsimit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata kanë vendosur për të ndërmarrë këtë hap për shkak të temperaturave të ulëta, gripit dhe nevojës për të kursyer naftë dhe dru zjarri.

Disa nga shkollat ​​përballen me probleme të tjera të tilla siç janë defekte në rrjetin e ujësjellësit. Shkolla në fshatin Koroshishtë shkaku i tubave të ngrira nuk ka ujë. Në disa shkolla organizohen turne 24 orë, që të ngrohet rrjeti i ujit.

Të dy shkollat rajonale ngrohen edhe tani gjatë natës, ngrohja është ndezur në minimum, dhe këtu në shkollën qendrore duke pasur parasysh konsumin e lartë, e lëshuam ujin nga sistemi. Kemi punuar edhe natën dhe njerëzit e ngarkuar me mirëmbajtjen e sistemit të ngrohjes ishin të pranishëm edhe gjatë natës – tha Toni Saveski, drejtor i SHF “Josip Broz Tito”.

Struganët këto ditë po përballen edhe me probleme të tjera. Rrugët e qytetit vazhdojnë të jenë të pa pastruara, gjë që rrezikon jetën e qytetarëve./Alsat-M/