Spahiu thumbon Lëvizjen BESA

Lëvizja e huaj 45 milionëshe në asnjë moment nuk i reagoi Gruevskit dhe VMRO-së kur çdo ditë të lume e shfrytëzonin letrën e tyre drejtuar Ramës në lidhje me autorësinë e “Platformës” për të nxitur reagime histerike protestuese.

Në asnjë moment nuk i reaguan Ivanovit i cili, për mos ta dhënë mandatin, u shërbye me axhamillëkun e tyre politik dhe me letrën e njejtë bashkë me deklarimet e tyre të përditshme për “Platformën”.

Sot i shoh duke i thyer gishtat mbi tastaturë nga nxitimi për t’i reaguar Ali Ahmetit për atë për të cilën asnjëherë si reaguan Gruevskit, VMRO-së dhe Ivanovit.

Sa patetik. Deri dje temena i bënin po të njejtit.

(Status në Fejsbuk i Artin Spahiut)