Panair ndërkombëtar për arsim dhe gjuhë të huaja sot do të mbahet në Muzeun e Luftës së Maqedonisë, në organizim të agjencisë së specializuar të Maqedonisë për udhëtime edukative në vendet e huaja ­ Edutravel.

Në panair do të prezantohen të gjitha programet qasëse përmes Edutravel, midis të cilëve edhe programet e KUB nga Beogradi përfaqësues i së cilës në Maqedoni është Edutravel.

“Panairi do të jetë informativ, ndërsa pjesëmarrës janë përfaqësues nga shkolla nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra dhe Bullgaria të cilët para të pranishmëve hollësisht do t’i promovojnë programet e tyre qasëse për të rinjtë nga Maqedonia”, njoftoi Edutravel, e cila e organizon panairin së bashku me kompaninë KUB nga Beogradi, e cila më shumë se 25 vite me sukses ndërmjetëson në organizimin e programeve arsimore në vende të Evropës dhe SHBA.

Panairi i parë është emëruar KUB EDUKO 2017 dhe, sipas paralajmërimeve, në plan është që të bëhet tradicional dhe çdo vit ta rrisë numrin e pjesëmarrësve nga vendet e huaja të cilët drejtëprdrejtë para të interesuarve do t’i prezantojnë programet e tyre.