Raundi i dytë pranveror nga kampionati vendor i futbollit të Maqedonisë e mban derbin e madh midis Vardarit dhe Shkëndijës, ekipe të cilat janë pretendentët më seriozë për trofeun e kampionit edhe për këtë vit.

 

Kjo ndeshje është nga rreziku i lartë dhe për këto arsye përfaqësuesit e dy klubeve së bashku me MPB-në dhe FFM-në sollën vendim se në ndeshje nuk do të ketë tifozë të ekipit nga Tetova. Prandaj biletat hyrëse do të shiten vetëm me identifikimin e letërnjoftimit edhe atë në vendin e shitjes së biletave në tribinën veriore e cila do të punojë deri në orën 13:45.

Dueli nga xhiroja e 20-të do të luhet në Shkup në arenën kombëtare “Telekom Arena” me fillim në orën 14:00, ndërsa do të gjykojë Aleksandar Stavrev.

 

Përveç kësaj ndeshje, pasdite do të luajnë edhe ndeshjet: Renova-Maqedonia GJP, Shkupi – Rabotniçki dhe Sileks – Pobeda.