Shpërthim pranë ndërtesës së qeverisë në veri të Mitrovicës

Rreth orës 20:00 në mbrëmjen e së martës është hedhur një mjet shpërthyes pranë ndërtesës së qeverisë në veri të Mitrovicës.

Si pasojë e shpërthimit ka dëme materiale, janë dëmtuar xhamat e ndërtesës, ndërsa nuk ka të lënduar.

Njësitet policore dhe të hetuesisë janë në vendin e ngjarjes, si dhe ka arritur edhe njësitë e hetuesisë për identifikimin e mjetit shpërthyes i cili dyshohet të jetë granatë dore.

Ende nuk është raportuar për ndonjë të dyshuar.

SHPËRNDAJE