Një ish-polic rus me origjinë nga Siberia, Mihail Popkov, ka pohuar para gjykatës se është përgjegjës për vdekjen e 81 grave, por që fillimisht u akuzua vetëm për vrasjen e 22 femrave.

“Kam vrarë 81 femra“, ka thënëish-polici para gjykatës, ndërsa gjykatësit kanë shqiptuar dënimin e tij me burg të përjetshëm.

 
Mediet ndërkombëtare shkruajnë se ai është vrasësi i tretë serik në histori pasi që në burg pranoi se ka vrarë 59 femra, përveç 22 për të cilat është dënuar.

Ai i përdhunonte dhe më pas i vriste ato me sëpata, thika dhe me kaçavida, gjë të cilën e ka bërë për më shumë 18 vjet rrjesht. /albeu.com/