E hënë , Shkurt 27 2017

Serbia dorëzon kërkesën për ekstradimin e Haradinajt

Serbia ka dorëzuar kërkesën për ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim në Colmar të Francës, njoftojnë mediat kosovare.

Mediat serbe raportojnë se kërkesa për ekstradimin e Haradinjat është dorëzuar sot tek autoritetet franceze nga Ministria e Drejtësisë.

Bashkë me kërkesën për ekstradim, siç raporton “Kurir”, është dërguar edhe dokumentacioni përcjellës në gjuhën frënge në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendos nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Haradinaj është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 si i dyshuar për krime lufte.

E lexuat kete?

Mielli serb gjunjëzon industrinë shqiptare, e pasigurt çfarë po konsumojmë

Industria vendase e blojës po punon me 40% të kapacitetit aktualisht, për shkak se mielli …