E hënë , Shkurt 27 2017

Rregullorja e Portalit

RREGULLORJA E PORTALIT- FOL

Përmbajtja, Shërbimet dhe Ndryshimet e portalit Fol.mk

  • Portali fol.mk siguron përdoruesit e  e tij me qasje në një shumëllojshmëri të shërbimeve të internetit. Ky portal ka hapur mundësi qëq lexuesit  të shprehin opinionet e tyre në çdo lajm te publikuar . Parimi ynë kryesor mbi opinionet e lexuesve është:
  • Që çdo opinion të merret i mirëpritur përderisa nuk bie ndesh me kodin e Etikës në Media, në të kundërtën, portali fol.mk ka të drejtën e plotë për të mos e botuar, suspenduar apo për ta fshirë komentin paraprak.
  • Portali posedon të drejtën e ndryshimit dhe ndërprerjes së pamjes, përmbajtjes dhe kushteve të përdorimit, shërbimet apo nën faqet  që janë pjesë përbërese e Portalit. Portali nuk mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga këto ndryshime.
  • Me pranimin e këtyre kushteve perdoruesi/vizitori ka pranuar me automatizëm rregullat e përdorimit të  Portalit.
  • Në këto shërbime përfshihen reklama,njoftime,mesazhe dhe mesazhe të ngjajshme nga administratori i Portalit.
  • Portali plotësisht i shmanget çfarëdo lloji përgjegjësie,në asnjë mënyrë që rrjedhin nga ose në ndonjë mënyre në lidhje me përdorimin e Portalit,ose në ndonjë mënyrë tjetër në lidhje me përdorimin e portalit ku veprimi i përdoruesit/vizitorit të mundet ti lind ndonjë shpërdorim apo ndonjë pale të tretë me përdorimin apo keqpërdorimin e përmbajtjes së Portalit. Regjistrim i përdoruesit të Portalit ( postës elektronike) Regjistrimi, përdoruesi merr informacionet e llogarisë së përdoruesit-emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimi i përdoruesit. Përdoruesit i është e nevojshme për të mbajtur informacionet e llogarisë dhe është plotësisht përgjegjës për të gjitha dëmet e shkaktuara nga përdorimi i paautorizuar të llogarisë tuaj te përdoruesit ku pas përfundimit të regjistrimit të pranojë përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet e shkaktuara nga peëdorimi i shërbimeve të Portalit.
  • Detyrimet e përdoruesve/vizitoreve duke përdorur Portalin ,Çdo gazetë dhe çdo gazetar në shoqëritë demokratike, i nështrohet parimeve etike të njohura dhe/ose kodeve të etikës të shkruara. Ne besojmë se çdo lexues që dëshiron të jap opinionin e vet, duhet gjithashtu t’i vetënënshtrohet parimeve etike elementare si: mosfyerja e njerëzve të tjerë, respektimi i tjetrit dhe moscënimi i nderit e dinjitetit të tij, ruajtja e privatësisë e të tjera. Për këtë arsye, kemi hartuar deklaratën e mëposhtme e cila është e detyrueshme për t’u respektuar nga të gjithë komentuesit . Përdoruesve /vizitorëve, të Portalit nuk u lejohet :

1) Komentet në Portalin Fol nuk duhet të përmbajnë fyerje të karakterit personal të artikullshkruesve, personazheve të përfshirë në artikuj apo grupimeve shoqërore, etnike, kulturore, gjuhësore etj. ‘

2) Komentet nuk duhet të mbartin gjuhë urrejtjeje apo fyese ndaj të tjerëve për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.

3) Komentet nuk duhet të kenë në përmbajtje të tyre fjalë që konvencionalisht në gjuhën shqipe pranohen si fjalë të pista, fyese apo denigruese.

4) Ndalohet nxitja e urrejtjes, thirrjet për dhunë ndaj individëve, grupimeve apo institucioneve.

5) Botime , shpërndarje dhe shkëmbimin apo postimin e përmbajtjeve që shkelin ligjet ndërkombëtare,me përmbajtje që janë fyese, vulgare, pornografike, kërcënuese, raciste ose shoviniste dhe të dëmshme në ndonjë mënyre tjetër

6) Lëshimin, dorëzimin dhe shkëmbim të informacionit që vizitori di apo supozohet të jetë i rremë, dhe të cilit përdorimi mund të shkaktojë dëme për përdoruesit e tjerë,

7)Prezentim të rejshëm në emër të ndonjë subjekti fizik apo juridik.

8) Manipulimi i informacionit për qëllim të fshehjes origjinën e përmbajtjes që është botuar apo dërguar përmes Portalit 9)Botimi, apo dërgimin dhe ndarjen e përmbajtjes që është i mbrojtur nga e drejta e autorit,

10) Botimi,apo shperndarja dhe shkëmbimit te përmbajtjes se padëshiruar për përdoruesit pa pëlqimin e tyre.

11) Lëshimi qëllimisht ku publikohet, dërgohet ne shkëmbim përmbajtje e cila përmban viruse ose fotografi të ngjashme kompjuterike ose Programet e bëra me qëllim të shkatërrimit ose kufizuar punën e ndonjë softuer kompjuterik dhe /ose hardware dhe pajisjet e telekomunikacionit

12) mbledhjen, ruajtjen dhe shpalosjen e informacionit personal të vizitorëve të tjerë dhe përdoruesit. Portali posedon të drejtën për të hequr çdo material që mund të jete i deklaruar i papërshtatshëm apo nuk përputhet me kushtet e perdorimit dhe të përfundojë apo ndërpresë llogarinë e përdoruesit të regjistruar,pa paralajmërim në rast përdorimi të paautorizuar ose shkelje të këtyre kushteve të përdorimit .

‘ Mënyra e zbatimit të kësaj Deklarate mbi Etikën’

  • Komentet e lexuesve në Portalin FOL lejohen të kryhen me emrin e plotë ose të pjesshëm të opinionistit ose me pseudonim, por në çdo rast, lexuesve u kërkohet të identifikohen përmes një adrese poste elektronike, ndërsa sistemi garanton identifikimin e kompjuterit nga është kryer komenti.
  • Pseudonimet, megjithëse janë të pranuara, nuk mund të jenë emra figurash të njohura publike, vendëse apo të huaj, pra nuk lejohet që dikush të përdorë emrin e një tjetri për të përçuar një mesazh.
  • Komentuesit që nga stafi i portalit FOL vlerësohet se shkelin këtë Deklaratë në opinionet e tyre, u sugjerohet fillimisht t’i përmbahen Deklaratës dhe pas paralajmërimit të parë dhe të dytë, stafi i Portalit mund të marrë vendim për bllokimin e të drejtës së komentimit duke përdorur për këtë qëllim adresën e postës elektronike dhe adresën e kompjuterit. Bllokimi i të drejtës së komentimit mund të zgjasë nga disa javë në përgjithmonë, në rast se nuk vërehet vetëkorrigjim nga ana e komentuesit.
  • Te drejtat e Autorizimit
  • Përmbajtja në portal është e mbrojtur me Ligjin për të drejtën e Autorit.
  • Dokumentet, të dhënat dhe informacioni i publikuar në Portal nuk mund të riprodhohet, shpërndahet ose në ndonjë mënyrë përdoret për qëllime komerciale pa pëlqimin e shprehur të Portalit, ku nga kjo nuk duhet të shkaktoj dëme Portalit ose ndonje pale të trete.
  • Dokumentet, të dhënat dhe informatat e publikuara në portal mund të përdoren vetëm për individ nevojat e përdoruesve dhe përgjegjësia e tyre duke respektuar të drejtën e autorit dhe te drejtat e paleve te treta
  • Mbrojtja e privatësise dhe konfidencialitetin ( sekretin ) e të dhënave
  • Pavarësisht se adresa e postës elektronike dhe numri identifikues i kompjuterit regjistrohen në sistemin tonë për të gjithë komentuesit, këto të dhëna përbëjnë sekret për Portalin FOL, ruhen si të tilla dhe në asnjë rast nuk i transferohen palëve të treta
  • Portali do të respektojë anonimitetin dhe privatësinë e përdoruesve të saj dhe të vizitorëve portalit do të mbledhë të dhënat personale të përdoruesit / vizitorëve vetëm me përshtatshmeri dhe miratim të përdoruesit ose në përputhje me rregulloret në fuqi. Këto të dhëna do te jenë në varësi dhe pëlqimin e përdoruesve/vizitorit të Portalit ku njëkohësisht do të pasqyrohen më së miri dhe të kuptuarit dhe nevojave dhe kërkesave të shfrytëzuesve të Portalit si dhe për zhvillim më të mirë të cilësisë dhe përmbajtjes së shërbimit më cilësor të Portalit.
  • Me përdorimin e Portalit konsiderohet se përdoruesit/vizitorët në cdo kohë për tu përmbushur pajtohem me keta kushte te perdorimit ku me te gjitha termet dhe kushtet e përdorimit përfshire edhe dispozitat për përpunimin e të dhënave