Juan Roman Riquelme ka dhënë mendimin e tij.

Juan Roman Riquelme nuk beson se Lionel Messi do të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai ka theksuar se Messi do të vazhdojë në Camp Nou.

“Besoj se Messi do të mbetet në Barcelonë”, deklaroi Riquelme për “Fox Argentina”.

“Ai kënaqet duke luajtur futbollin e Barcelonës, që është duke e bërë që dhjetë vite”, theksoi ai.

“Është duke i ndodhur e njëjta gjë që më kishte ndodhur mua në Boca Juniors”, përfundoi Riquelme.