Disa muaj më parë kompania Nokia ka “tronditur” ose “gëzuar” klientët e saj duke thënë se do të nxjerrë sërish në treg telefonin legjendar Nokia 3310 por me një modelim të ri.

Pikërisht një javë më parë në kongresin Mobile World Congress u prezantuan disa detaje lidhur me daljen në treg të telefonit legjendar.

Në të vërtetë bëhet fjalë për një telefon të thjeshtë. Butona të fiksuar, ekran me ngjyra dhe një kamerë modeste në pjesën e pasme me 2 megapixel, janë disa nga detajet e modelit të ri të Nokia 3310, i cili ka edhe disa shërbime më shumë shtesë.

Jetëgjatësia e baterisë së këtij telefoni nuk ka ndryshuar dhe ajo që e bën akoma më unik është se në të do të jetë loja legjendare me gjarprin.

Telefoni do të dalë në treg në tremujorin e dytë të këtij viti për një çmim prej 49 euro.