Vmro-Dpmne dhe Nikolla Gruevski në mënyrën më diletante e egzagjerojnë nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare . Poashtu në mënyrë diletanteske po stigmatizojnë kreminsitrin Edi Rama dhe shtetin shqiptarë për gjoja përzierje në punër e brendshme të Maqedonisë.

E PARA , Deklrata politike nuk është e nënshkruar në Tiranë por në Tetovë,
E DYTA, Ndërmjetësimi i kryeministrit shqiptarë dhe prsidentit të republikës së Kosovës është veprim krejtësisht i natyrshëm dhe vëllezërorë, dhe
E TRETA, nuk ka fëmijë që kurë gjendet ngushtë që nuk e thëret dhe që nuk e kërkon mëmëm e tijë. Për këtë egzagjerim dhe spinim, dua të vë në spikamë me sa vijonë ;- Deklarata politike e përbashkët në fund të fundit nuk përmbanë asgjë dramatike por thjeshtë premisat që në kontinuitet mbi dy dekada gjenden në programet e partive politike shqiptare në Maqedoni .

HTROHET PYETJA se pse Vmro-Dpmne dhe Nikola Gruevskin nuk e shqetësoi vitin e kaluar Derklarata e nënshkruar nga partneri qeveritarë, kryetari i Partisë Demokratike të sëbëve në Maqedoni Ivan Stoilkoviq në Moskvë. Ishte kjo në qershorë të vitit të kaluar e njohur si Deklarata e LOVQENIT e iniciuar nga ,,RUSIA E VETME,, parti politike e themeluar nga Vlladimir Putin .. Kjo Deklaratë thirej si B-4 që përfshinte Sërbinë, Malin e ZI, B dhe H si dhe Maqedoninë si vende të prejudikuara si zona neutrale ushtarake por të kontrolluara nga Rusia. Ju lutem kjo deklaratë synonte ndyrhyrje në kushtetutat e këtyre vendeve. Kjo ishte dramatike në aspektin politik dhe në aspekt të integrimeve , por për çudi për këtë qeveria, presidenti por edhe Bdi-ja me ministrin e Eurointegrimeve e kaluan në heshtje pa kërkuar llogari prej partnerit qeveritarë Ivan Stoilkoviq.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me raporte bilaterale në mes partive politike por direkt ka të bëjë si ndërhyrje flagrante në politkën e jashtme të vendit. Kjo deklaratë oficialisht u mbështet nga Duma në Kremlin dhe Ministria e Jashtme e Rusisë, ndërsa Maqedonia dhe komandanti suprem heshtën ! A i dha leje dikush Stoilkoviqit për këtë mbetet që të shihet në një të ardhme të afërt, ndërsa ministri shqiptarë për Eurointegrime për këtë çështje heshti tanë kohës . Miq të dashur, stema e e partisë ,, Rusia e vetme,, përmban Ariun e bardhë dhe anëtarët e saj thiren si arinj , dhe jo rastësishtë themë se Vmro-Dpmne-së dhe Nikolla Gruevskit nuk i pengojnë Aritë e bardhë por vetëm shqiponjat e zeza !

Qenan Aliu