Pse Dafina e ka marrë emrin nusja e estradës

Dafina Zeqiri po përpiqet të bëjë famë ndërkombëtare dhe për këtë gjë ajo është duke punuar që moti, që kur ka filluar të jetoj në New York.

Këngëtarja tashmë e ka prezantuar projektin e parë që është i dedikuar për një treg më të madh sesa ky në të cilin këngëtarja ka bërë emër.

Ndonëse po e mohon origjinën, Dafina gjithë lavdinë e mundshme e pati në Kosovë e Shqipëri, ku e deshën shumë dhe e mbrojtën fuqishëm, sidomos në momentin kur ajo u sulmua nga Noizy, i cili në fakt është i pari që ja vuri emrin “nusja e estradës”, duke aluduar tek lidhja e saj me Ledrin dhe persona të tjerë të njohur.

Por, përderisa sot lidhja e Dafinës me Ledrin ka përfunduar dhe thuhet që në rritjen e saj ka ndikuar shumë edhe Ledri për shkak të hapësirës që mori këngëtarja në TV 21 sidomos në kohën kur ishte në lidhje me të, pas saj Dafina ka pasur edhe lidhje të tjera, por jo më me shqiptarë.

Ajo është në lidhje me një domenikan, ndërkohë ka thashetheme që se shpejti mund të fillojë lidhje edhe me producentin e saj Rick Steel.