Shkruan Abdulla Mehmeti

Një analist i çmendur maqedonas dhe ,,ekspert” i statistikave politike, në mediumet në gjuhën maqedonase këto ditë paska deklaruar se: ,,partitë e shqiptarëve nuk mund të ikin nga regjistrimi”, duke aluduar në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni.
,,Shqiptarët frikësohen nga rezultatet e regjistrimit, meqë të gjithë e shohim, e ndjejmë dhe e dimë se shqiptarët nuk janë 25, 22 ose 20 % e tërë popullsisë në Maqedoni, por janë shumë më pak se kaq.”, thekson ky ,,ekspert” dhe propagandues i paguar nga nëntoka e errët politike në Maqedoni.

Ky dhe shumë propagandues e ,,ekspertë” të tjerë, gjithnjë insistojnë në ,,shitjen” e kësaj të vërtete tek qytetarët, duke harruar se edhe pa regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë, të cilin vetë organet e pushtetit në Maqedoni e kanë ndërprenë disa herë, nga frika e rezultateve që mund të dalin, në shtetin ku pretendon ky ,,analist” se i takon popullit ,,shumicë”.

Nga të dhënat zyrtare të institucionit më të besueshëm të pushtetit në Maqedoni, Entit Shtetëror të Statistikave, të publikuara në vitin 2012, për fëmijët e sapolindur në Maqedoni, sipas përkatësisë etnike të prindërve të tyre, jepet kjo pasqyrë:

Maqedonas: 11 995
Shqiptarë: 8 035
Turq: 1 092
Rom: 1 552
Vlleh: 2 37
Serbë: 125
Boshnjakë: 251
Përkatësi tjetër etnike: 481

Nga këto të dhëna shihet qartë se, edhe përkundër falsifikimeve të gjithëllojshme, përqindja e shqiptarëve në Maqedoni rezulton të jetë shumë më e lartë seç pretendon ky ,,ekspert” i statistikave politike, dhe përfshin së paku 35% të popullsisë së përgjithshme në Maqedoni.

Nëse ky ekspert dhe bashkëmendimtarët e tij dëshirojnë ta dinë të vërtetën për numrin e saktë të popullsisë në Maqedoni, sipas përkatësisë etnike, me këtë edhe numri e saktë të shqiptarëve në këtë shtet, duhet që numrin e përgjithshëm të fëmijëve nga familjet me përkatësi etnike maqedonase ta zvogëlojë së paku për 20%, sepse në këtë numër të përgjithshëm të fëmijëve nga ,,familjet me përkatësi etnike maqedonase” përfshihen edhe fëmijët e familjeve të shqiptarëve ortodoksë, të familjeve bullgare, si dhe fëmijët e së paku 22 grupeve të tjera etnike që jetojnë në këtë shtet, e që nuk janë përfshirë në këtë statistikë zyrtare, siç janë: grekët, hebrenjtë, egjiptianët, italianët, myslimanët, polakët, rumunët, rusët, rusinët, sllovakët, sllovenët, ukrainasit, hungarezët, kroatët, malazezët, çekët, armenët, çerkezët, tartarët, irikët, arapët, kurdët etj.