Rreth 40 gra të komunitetit rom në Gostivar, Tetovë dhe Dibër, përmes trajnimit në disa kompani do të përfitojnë aftësi për të ardhur deri te punësimi i përhershëm, ose të mësojnë që me sukses të udhëheqin afarizmin e tyre.

 

Marrëveshje për trajnime janë nënshkruar në prezantimin e projektit ”Rritja e pjesëmarrjes së grave rome në tregun e punës” që zbatohet nga Shoqata humanitare bamirëse ”Hëna”.

Gjatë trajnimit tremujorë në firma të ndryshme, gratë do të fitojnë një kompenzim të caktuar, e pastaj do të kenë mundësi punësimi, sipas nevojave të firmave.

Në Gostivar, kandidatet janë shpërndarë në shtëpi shëndeti, sallone ondulimi, markete dhe firma tjera. Projekti financohet nga BE-ja përmes Sektorit për financim qendorr dhe lidhjes së marrëveshjeve pranë Ministrisë së financave./Telegrafi/