Pritet të ngritet aktakuzë ndaj kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski

Prokuroria Speciale Publike (PSP) bëri të ditur se në ditët në vijim do të ngritet aktakuzë për lëndën ”Transportuesi” ku i dyshuar kryesor është Vlladimir Taleski, kryetar i komunës së Manastirit.

Në këtë lëndë, Taleski dhe 22 persona tjerë dyshohen se kanë keqpërdorur buxhetin e Maqedonisë, duke e dëmtuar për 360 mijë euro, përmes organizimit të paligjshëm të transportit të nxënësve, që sipas PSP-së, Manastiri e ka paguar transportin më të shtrenjtë në botë./Telegrafi/