Shkruan Qenan Aliu

Presidenti Ivanov deri më tani jovetëm se duke u bazuar në konstitucionalistët e mirënjohur por thjeshë edhe në logjikën më të shëndoshë të një brucoshi të drejtësisë, lehtësisht është e konstatueshme se bëri disa shkelje të Kushtetutës , për të cilat jovetëm se duhej Gjykata Kushtetuese me inicim të Kuvendit të konstatoj shkeljet në fjalë dhe të largohet nga kjo zyrë e lartë publike, por seriozisht edhe sektori civil dhe të gjitha katedrat e Fakulteteve Juridike në vendë duhet të mendojnë sesi ky instrument të largohet nga kjo zyrë!

Ja një PREJUDIKIM i alternativave të mundshme absurde të Ivanovit ;

– Pas shkeljes së kushtetutës duke ia besuar mandatin Nikolla Gruevskit pa u bindur me argumente se ka të siguruar shumicën në Kuvend ( kuptohet nëse nuk arinë të formojë qeverinë ) , Ivanov ka të ngjarë pas skadimit të 20 ditëve të parapara , Mandatin përsëri tia besoj Vmro-Dpmne-së ose përsëri Nikolla Gruevskit ose dikujt tjetër të nominuar nga kjo parti ( do të zbatoj precedentin e Kiro Gligorovit sepse tani ju konvenon në strategjin e tyre );

– Këto do të jenë edhe 20 ditë stërzgjatje dhe pastaj poqëse përsëri nuk ka epilog për gjetjen e shumicës në Kuvend, atëherë Ivanov, nëse do të ketë instrukcione të besueshme se Bdi do të mund të koalicionojë me opozitën , Për jetë më të mirë,, të kryesuar nga Zoran Zaev, ai ka të ngjarë që mandatin tia besoj liderit të opozitës Zoran Zaev, apo fare të mos ia besojë , dhe pas pak ditëve të jepë DORËHEQJE nga kjo detyrë, kështu që të zbatojë synimin e Nikolla Gruevskit për ta çuar vendin në zgjedhje tjera të jashtëzakonshme, ndërkaq paraprakisht do të pajtoheshin që dikush të zgjidhet kryetarë parlamenti;

– Dorëheqja e presidentit , obligon pas një kohe të caktuar me kushtetutë që të organizohen zgjedhje presidenciale , kjo konçidonë me afatin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, kështu që edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mundë ti shtynë në këtë inxhinering ,apo këto të fundit të mbahen pas disa muajëve. Ky president , sipas indicijeve për falcifikim të cikleve zgjedhore jo vetëm që se ka legjitimitein por edhe legaliteti është i diskutueshëm!

Si do të veprojë Bdi në këtë skenarë të mundshëm tani për tani të prejudikuar , mbetet të shihet .