Deri në fund të ditës nesër, moti do të jetë stabil nga fundi i lindjes me periudha dielli, ndërsa vranësirat do të rriten. Paradite deri diku në lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temperaturat minimale do të jenë prej -7 deri -1, ndërsa maksimalet prej -1 deri 5 gradë. Siç informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nesër nga orët e mbrëmjes, e pastaj edhe të martën dhe të mërkurën, do të ketë reshje të përkohshme, kryesisht të borës, me intensitet të dobët, ndërsa në juglindje dhe jug me intensitet mesatar. Të martën gjatë ditës në juglindje përkohësisht reshjet do të jenë të shiut. Nga e enjtja temperaturat e mëngjesit pak të rritura sërish do të bien, ndërsa gjatë ditës do të ketë më shumë periudha me diell.