Zaevi edhe si “humbës” përmbysi politikën e Gruevskit dhe Ahmetit. Sela dhe Kasami rol vendimtar në ndryshimin e sistemit

Kapja e shtetit ka ndodhur pothuaj një dekadë nga një pushtet qeverisës përmes mekanizmave të dhunshëm që posedon aparati shtetëror. Gruevski dhe Ahmeti, dy politikanë që treguan cilësi në qeverisjen me institucioneve, duke arritur një sistem të tëre politik ta bënin për vete, duke kthyer gjithçka kah interesi vetjak e subjekteve të tyre politike. Andaj, si pasojë e kapjes së shtetit për t’i dhënë luksin vetes në politikë, duhej ky sistem aktual politik që të mundëson të kapësh institucionet përmes një politike që instalohet duke kontrolluar gjithçka.

Si pasojë e kapjes së shtetit, Gruevski dhe Ahmeti u bënë zot të këtij shtetit, duke triumfuar si hark triumfi mbi të gjitha planet inteligjente të partive tjera politike opozitare. Dhe, fitorja e tyre nisi të tejngop shoqërinë dhe të konsumojë institucionet sipas vullnetit të tyre. Pikërisht kjo pasojë politike solli një angazhim të ri në politikën e vendit. Zaevi të mendonte një strategji të hollë që në njërën anë të rrezikonte fatin e tij politik duke iu kundërvënë një sistemi politik që ngjante i rreptë për gjatë qeverisjes me institucionet, dhe se opozitës i ngulfatte shtrirjen e saj politike. Zaevi, jo se është më i mirë apo më i zgjuar në politikë, ai ndryshoi kursin dhe metodologjinë në politikë, duke ndryshuar gjuhën politike, duke u zotuar se shteti do të reformohet në koncept qytetar, se shteti do të kthehet drejt sundimit të së drejtës, se shteti ka nevojë për depolitizim të administratës dhe se do të reformohet sistemi i drejtësisë e kështu kryefjala e tij gjithnjë mbeti ekonomia.

Nëse e analizojmë anën tjetër, Zaevi joshi komunitetet tjera për vete, ndërsa shqiptarëve iu kthye duke futur dhe shqiptar në listat për deputet e kjo arriti ta kthente ndryshimin për aq sa kishte menduar ai. Gabimi i Gruevskit, duke u kthyer në nacionalizëm, i dha mundësi Zaevit të lirohet nga folklori e të drejtohet kah ekonomia dhe koncepti qytetar për liri dhe barazi, dhe kjo strategji ishte triumfi i Zaevit ndaj Gruevskit. Kjo argumentohet krejt nëse analizohet mirë e hollë zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar.

Në anën tjetër, politika shqiptare u konsumua shumë me Ahmetin, ndaj dhe ngjitja e Ahmetit me Gruevskin solli dhe kthimin hermetik të shtetit. Ahmeti, tregoi se vizioni i tij ishte miop, pasi ai nuk pati asnjëherë strategji për ndryshimin e gjendjes ku ishte vetë shteti po dhe shqiptarët. Ai shfrytëzoi vetëm sistemin e Gruevskit për të ndenjur në pushtet, por jo dhe për t’u angazhuar në të mirë të shqiptarëve aq sa dhe duhej realisht. Si rezultat i kësaj politike hermetike, solli kushtin tjetër që opozita shqiptare të krijojë një front të ri politik me eksponent të ri si Sela dhe Kasami, dhe ardhja e tyre në politikë, e zbehu dhe e zhbëri Ahmeti në politikë nga qeverisja e tij më Gruevskin.

Së fundmi, Deklarata e përbashkët e liderëve shqiptar, të inicuar për herë të parë në fushatë nga Ziadin Sela solli për pak ndryshimin dhe ndoshta kthimin e një situate të re politike në këtë shtet. Pastaj jetësimi i kësaj nisme erdhi nga fituesi i zgjedhjeve nga Ahmeti, e kështu kjo ishte nisma e parë që erdhi si frymë e re në ndryshimin e kursit aktual politik të këtij shteti. Veprimi politik i matur do të reflektojë në ndërtimin e këtij shteti, çdo veprim i pamatur në politik mund të sjellë zhbërjen.

Artikull: Bujar Plloshtani