Platforma e përbashkët të partive parlamentare shqiptare, të arritur më 29 dhjetor në Tiranë, në mes katër liderëve të subjekteve politike të shqiptarëve në Maqedoni, me ndërmjetësim të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë,fletë shumë qartë nqoftëse jetësohet kjo platformë shqiptarët e Maqedonisë ka domethënie shumë të madhe historike, pasi shqiptarët me ato kërkesa demokratike të parashtruara në  këtë PLATFORMË, për herrë të parë në  historinë e tyre në Shtetin e Maqedonisë do të barazohen dhe do të fitojnë SOVRANITETIN e tyre të plotë dhe do të barazohen me popullin maqedonas në Republikën e  Maqedonisë, të shpallur shtet  në gusht të vitit 1944.

E dyta, shumë me rëndësi është edhe Rezoluta për gjenocidin, e ushtruar kundrejt popullatës shqiptare duke filluar nga lufta e parë Ballkanike, por më e theksuar me dokumente është gjenocidi më i plot komunist nga viti 1944 deri më sot, ku shqiptarët u shpërngulën, u vranë, u gjykuan vetëm pse nuk mendonin si ata në aspektin ideologjik. Prandaj jam i bindur thellë se  me këtë pikë të  Platformës Shqiptare, do të rehabilitohen të gjithë ata shqiptarë që pushteti komunist ua konfiskoi pasurinë, i shpërnguli me dhunë, i vrau pa gjyq, dhe një numër të madh i burgosi duke vuajtur dënimet më të rënda në burgjet famkeqe, jo vetëm në Maqedoni, por disa u dërguan jashtë vendit si në Nish, Srem, dhe Goli Otok.

-Jam i bindur thellë se me këtë kërkesë do të rehabilitohen të gjithë ata shqiptarë që u dënuan dhe u shpërngulën nga trojet e tyre vetëm pse ishin shqiptarë. Ata luftonin për të drejtat e tyre për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe kishin mendim ndryshe nga komunistët maqedonas  dhe jugosllav.

 Në këtë  foto, para pllakës përkujtimore të “Monopolit të Duhanit”, janë pjesëmarrësit e Konferencës për masakrat e komunizmit në Maqedoni 1944. Kjo Pllakë përkujtimore u ngritë në shenj përkujtimi në oborrin  e Monopolit të Tetovës në vitin 2004. Në këtë vend partizanët pasi hynë në Tetovë pa luftë më 19 nëntor 1944.  E shndërrojnë Monopolin e Tetovës  në kamp përqendrimi. Në këtë kamp ka pasur mbi 12 mijë të burgosur dhe disa qindra të vrarë, ku sot e kësaj dite nuk u dihen varet.

-Sot kur po i përkujtojmë ato ditë të gjenocidit komunist kundrejt shqiptarëve në përgjithësi. Sot e rikujtojmë at tragjedi të hidhur çfarë ndodhi në Tetovë me rrethinë pas hyrjes  së forcave partizane-komuniste në Tetovë më 19  nëntor 1944.

-Komunistët dhe pushteti i tyre në vend që të festonin mbarimin e luftës në Tetovë. Ata në këtë datë shpallën shtet rrethimit dhe hapën Kampin e përqendrimit te lokacioni i quajtur “Monopoli i Duhanit”, në Tetovë.  Në këtë kohë kampe të njejta kishte  në të gjitha qytetet shqiptare  të Maqedonisë duke filluar nga Struga deri në Kumanovë e Shkup. Krahas kësaj pushteti i posa shpallur komunist filloi edhe me internimet e shqiptarëve si jashtë shtetit, por edhe në disa qytete të Maqedonisë lindore, ku internoheshin familje të tëra shqiptare, ku jetonin në kushte tejet të vështira jetësore, ku maltretimet e këtyre familjeve sot e kësaj dite kanë ngelur enigmë, pse pushteti komunist i internonte këto familje shqiptare, ku shumica nga ata kurrë nuk u kthyen më gjallë në vendlindje.

-Vetëm me hyrjen e pushtetit komunistë në Tetovë më 19 nëntor 1944, u bë shtet rrethimi i Tetovës me rrethinë, u hap monopoli i Tetovës ku sot e kësaj dite nuk dihet numri i të vrarëve deri më sot. Sipas disa dëshmive ky numër është disa qindra, kalon mbi 200 vetë të vrarë. (V.Xh) Pra edhe sot e kësaj dite kullon gjak. Prandaj ky ligj kundër gjenocidit shqiptarë i kërkuar në  PLATFORMËN Shqiptare do ta sjellë drejtësinë në vend dhe do të rehabilitonte këta shqiptarë të vrarë pa gjykim, ku shumica  zhdukur, ku sot e kësaj dite nuk u dihet vari. Prandaj kësaj platforme i gëzohen edhe të gjallit por edhe të vdekurit se prej sot do të bëjnë pjesë në altarin e lirisë dhe luftën e saj për bashkim kombëtar.

-Prandaj jam i bindur se  kjo Platformë e kërkuar nga populli shqiptar në Maqedoni nga viti 1944, dhe i miratuar pas 70 vjet nga kryetarët e partive, të mbështetur edhe në deputetët e zgjedhur, do të mundësonte institucioneve shqiptare në Maqedoni të zbardhin me fakte këtë gjenocid të paparë dhe të shënohen ato vende ku ka ndodhur gjenocidi kundër shqiptarëve për të mësuar rinia shqiptare të vërtetën e historisë së tyre me fakte konkrete, pse janë vra dhe zhdukur këta shqiptarë nga pushteti komunist  edhe pse kishte mbaruar lufta në Maqedoni në fund të vitit 1944. Me këtë ligj do të rehabilitohen të gjithë ata shqiptarë që u vranë si tradhtarë nga dora komunizmit.

-Se realiteti është ndryshe, dëshmon historia, se këta atdhetarë u vranë pse e deshën  Shqipërinë. Erdhi koha që për këta veprimtarë dhe atdhetarë të ngremë lapidarë dhe monumente historike, që të përkujtohen për jetë nga rinia e jonë shqiptare edhe në fund erdhi koha që edhe shqiptarët e Maqedonisë të shpallur si armiq të këtij shteti të rehabilitohen që luftuan për kombin  e tyre. Erdhi koha që me ligj të  rehabilitohen dhe të shpallen atdhetarë. Kjo ka rëndësi historike për  historinë tonë kombëtare pasi do të vendosen në altarin e lirisë, aty ku e kanë vendin dhe krejt në fund, prej sot edhe këta figura atdhetare do të shënohen në librat e  historisë sonë kombëtare, për atë që e dhanë jetën për lirinë e popullit të vet. Prandaj emrat e tyre duhet shkruar me shkronja të ARTA.