Për herë të parë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë do të jetë shqiptar

Për herë të parë në shtetin e Maqedonisë, kryetar i Kuvendit të këtij shteti, do të jetë shqiptar, i cili do të jetë nga radhët e BDI-së, ka bërë të ditur shefi i Kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi.

Kjo marrëveshje është arritur sot mes parterëve të ardhshëm të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, për formimin e institucioneve të Maqedonisë.

Në koordinim me grupet parlamentare, janë tejkaluar dallimet mes subjekteve parlamentare në Maqedoni, ku janë dakorduar me përbërjen e Komisionit për Emërime dhe Zgjedhje, i cili komision do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE.

Grubi bëri të ditur se mbledhja konstituive e Kuvendit të Maqedonisë, e ndërprerë më 30 dhjetor 2016, do të vazhdojë të hënën, ku pas konstituimit të Kuvendit, do të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kp është në dijeni të emrit të deputetit të BDI-së që do ta udhëheq Kuvendin në këtë legjislaturë.