Gjermania ka pasaportën më të fuqishme në botë, sipas një rezultati të publikuar së fundmi sa i përket të drejtës për të udhëtuar në më shumë vende. “Daily Mail” shkruan se shtetasit gjerman kanë të drejtë që të udhëtojnë në 158 vende të botës.

Shumë afër është Suedia me vetëm një vend më pak së bashku me Singaporin. Danimarka, Finlanda, Franca, Spanja dhe disa vende kanë të drejtë që të udhëtojnë në 156 vende të botës.

Shqipëria ndodhet shumë poshtë në këtë renditje vetëm në vendin e 93-të, teksa shqiptarët kanë të drejtën që të udhëtojnë 94 vende të ndryshme të Botës sip[as te dhënave të “passaportindex”.

Sa i përket Kosovës ndodhet në vendin e 182-të, me të drejtën për të udhëtuar vetëm në 39 vende./albeu.com/