Shoqata qytetare “Legis” deh Ambasada e Parë për Fëmijë “Megjashi”, prej sot e zbatojnë javën e solidaritetit me fëmijën e refugjatëve nga Siria, në kuadër të fushatës “Ndihmë për Alepon”. Fushata ka për qëllim që t’u ndihmohet refugjatëve, të cilët janë në kampet në zonën mes Turqisë dhe Sirisë, njofton Portalb.mk.

Kryetari i “Legisit”, Jasmin Rexhepi tha se në botë ende ekziston numër i mah i refugjatëve dhe se shtoi se popullata nuk duhet të ndalet me solidaritetin.

Ai sqaroi se fushata ka dy pjesë, atë humanitare dhe arsimore. Në pjesën humanitare i ftoi mediat që të mbështeten në aspektin e informimit, duke i shtypur kartela të cilat e sqarojnë gjendjen e refugjatëve nga Alepo dhe gjendjen e fëmijëve. Është përshkruar mënyra se si mund të donohet, nëpërmjet internetit ose nëpërmjet bankave me fletëpagesa. Do të vendosen edhe pako në disa vende të qytetit, ku njerëzit mund të donojnë.

Themeluesi i “Megjashit”, Dragi Zmijanac, shpjegoi pjesën e arsimit, dhe shprehu shpresë së mësimi do të zhvillohet të paktën një orë për këtë temë.

“Në këtë drejtim kemi bërë broshurë “të gjithë jemi fëmijë të kësaj bote”, të bërë për mësuesit, në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Ajo ka qasje edhe në ueb-faqen tonë dhe çdokush mund ta merr. Të diskutohet ëpr refugjatët dhe nevojat e tyre dhe qytetarët e Maqedonisë të jenë të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhen fëmijët në Siri”, tha Zmijanac.