Në ditët e para të viti 2017, Ohri është i mbushur me mysafirë sikur në muajt e verës. Kjo sipas kryetarit të komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski, është falë strategjisë për zhvillim të turizmit e qeverisë lokale, e cila dallon nga strategjitë tjera të mëhershme. 

Për Bakraçeskin një fotografi e këtillë është vërtetim për suksesin e masave të cilat Komuna e Ohrit i ka marrë për zhvillimin e turizmit në këtë qytet.

Njeriu i parë i qytetit është i bindur se nëse vazhdon trendi i rritjes së numrit të mysafirëve, Ohri shumë shpejt do të bëhet destinacion turistik numër një./Telegrafi/