Nxënësve të “Bajram Shabanit”, ju kërkohen nga 100 denarë për banka dhe karrige

Shkolla fillore “Bajram Shabani”, në Kumanovë është  lënë në mëshirën e fatit, tërësisht e harruar nga institucionet përgjegjëse për arsim, me infrastrukturë të dobët që nuk plotësojnë as kushtet minimale- me banka dhe karrige të thyera e gjysmë thyera, shkruan gazeta Lajm.

Kjo gjendje ka alarmuar donues human që të kujdesen vet me ndihmën e prindërve që të sigurojnë banka dhe karrige për nxënësit. Që një donacion të vijë nga Zvicrra- banka dhe karrige për nxënësit, nxënësit do të duhet ta paguajnë transportin.

Një prind ka informuar gazetën Lajm se fëmijës së tij i janë kërkuar 100 denarë  për ta pagur transportin e donuesit të bankave dhe karrigeve.

Kumanova ka shumë përfaqësues në Ministrinë e Arsimit e deri te institucionet lokale përgjegjëse për arsimin, por të njëjtit kanë mbetur në gjumë dimëror. Mjerimi nëpër shkollat shqipe ka mbetur në mëshirën e donuesve human dhe xhepat e zbrazët të nxënësve.