Pasi Kupa e Botës është zgjedhuar me 48 ekipe, shumë lehtë mund të ketë edhe rregulla të reja. Vendimi i FIFA-s për të zgjeruar Kupën e Botës është pritur shumë mirë nga të gjitha shtetet, por zyrtari i lartë i FIFA-s, Marco van Basetn mendon se do të ketë edhe rregulla të reja.

Pesë ndryshimet që i ka menduar ish-sulmuesi i Ajaxit dhe Milanit janë: Ofsajdi, kartonët, penalltitë, minutat e luajtura dhe faulet.

“Unë jam shumë kurioz për ta parë futbollin qysh punon pa offside. Kam frik se shumë njerëz do të jenë kundër tij”, ka thënë Basten.

Në vend të penalltive, holandezi mendon ta bëjë rregullin kur në kohën e vjetër Liga Amerikane “MLS” e aplikonte. Pra lojtarët do ta kenë topin nga 25 metra dhe do të kenë kohë vetëm tetë sekonda për të shënuar.

Një tjetër ndryshim mund të jetë edhe ai i kartonëve të verdhë. Në vend se lojtari të ndëshkohet me karton, ai do të largohet jashtë fushave për disa minuta.

Një ide e shkëlqyer që do t’i pëlqej shumë ekipeve është edhe vonesa e lojës. Holandezi pretendon se zëvendësimet mund të bëhen deri në minutën e 80-të, pastaj në 10 minutat e fundit te këtë një lojë shumë zbavitëse për tifozët.

Ideja e radhës është që futbollisti nuk ka të drejtë të bëjë më shumë se pesë faulle gjatë lojës, përndryshe ai do të largohet nga loja.

“Unë kam pasur idenë si lojën e basketbollit, lojtari mund të bëjë vetëm pesë faulle dhe pastaj të largohet nga fusha”, ka përfunduar Van Basten.