Struktura dhe funksionimi i organizmit të njeriut janë të paparashikueshëm. Disa dukuri janë aq jo të zakonshme, saqë për to thuajse nuk flitet aspak jashtë qarqeve profesionale.

Ja disa prej tyre:

Fëmija në lindje ka më shumë eshtra sesa të rriturit. Njeriu lind me 300 eshtra, por gjatë rritjes disa prej tyre bashkohen, kështu që në moshë të pjekur njeriu ka rreth 206 eshtra.

Njeriu mund të jetojë pa shpretkë, pa lukth, pa njërën veshkë, pa njërën mushkëri, pa 75% të mëlçisë, pa 80% të zorrëve edhe pse të gjitha këto janë organe vitale.

Flokët janë të pashkatërrueshme, vetëm nëse kallen. Edhe pse duken të brishta, flokët nuk i shkatërron as të ftohtit, as ndryshimi i klimës dhe ujit, e ato janë rezistente edhe ndaj shumë acideve dhe substancave korrozive.

Njeriu mund të jetojë pa ushqim, por jo edhe pa gjumë. Vetëm me ujë, pa ushqim, njeriu mund të jetojë deri në dy muaj, por nëse vetëm disa net nuk mund të flejë, atëherë pasojat janë serioze.