Shkruan Qenan Aliu

…Ju sugjeroj që partitë politike shqiptare ti dërgojnë një PROKLAMATË partisë Vmro-Dpmne . Në te duhet vënë në dijeni se shqiptarët nuk kanë kurfarë animoziteti ndaj askujt e as ndaj partisë Vmro-Dpmne.

Rrespekti duhet të egzistojë për të gjitha subjektet politike si organizma shum të rëndësishëm për shoqërinë. Mirëpo, poashtu duhet theksuar faktin që është realitet i verifikuar se shqiptarët kanë për synim funksionimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë reale dhe bazuar në këto premisa shqiptarët kanë shpërfaqur animozitet politik vetëm ndaj kupollës së Vmro-Dpmne-së dhe kupollës së cilës do parti pavarësishtë proviniencave etnike të tyre të cilët duhet ti mundësojnë drejtësisë të arijë tek ato, me të vetmin qëllim për të shpërfaqur fajësinë apo pafajësinë lidhur me shpërdorimet me fuqinë e pushtetit.

Prandaj, në mënyrën më të qyteruar të etablojnë brendinë e kësaj proklamte në organet e kësaj partie duke nënvizuar nevojën për ndalimin urgjent të fyerjeve,shantazheve, denigrimin dhe stigmatizimin e shqiptarëve nga strukturat militante të kësaj partie bile edhe nga vetë funksionarë të lartë të sajë.

Ndërkaq, sa për momentin se e kanë ndërmendë të kthejnë triumfues në dyer të madhe në zgjedhjet tjera , le të kthehen si të duan fitimtarë e triumfues por ta kenë ndër dije se me këtë vokabularë dhe me këtë establishment të kriminalizuar edhe sikur të fitojnë 100 mandate partner qeverisës parti shqiptare nuk do të gjejnë , atëherë ata le të bëjnë qeveri vetë, do të shohim le ta bëjnë vetë, parti shqiptare për të marë pjesë në qeveri pa kushte nuk do të shohin më para dyerës së barok rezidencës së tyre . Strukturat e kësaj partie duhet të reflektojnë më ndryshe , krejt kjo për tu bërë më mirë për të gjithë !