Prindërit në Kosovë shpeshherë dinë të jenë të papërgjegjshëm. Shembull për këtë është një rast që është parë dje në një nga lokalet e natës në Lipjan. 

Në orët e vonë në një nga mini diskotekat në Lipjan vërehet një fëmijë që thuhet të jetë 8 vjeçar.

Fëmija shihet i përgjumur përballë muzikës, lodhjes dhe atmosferës ndërsa raportohet të ketë qenë bashkë me njërin nga prindërit e tij.

Një veprim i till është i ndaluar edhe me ligj pasi që të miturit nën moshën 18 vjeçare nuk lejohen të futen në diskoteka./Indeksonline/