Qarqet nacionaliste maqedonase shprehen mjaft të shqetësuar nga aleanca mes Zoran Zaev dhe partive shqiptare për të qeverisur.

Prej disa ditësh ata janë duke u organizuar në protesta në qytete të ndryshme të vendin duke dhënë alarmin se Maqedonia po bie në duart e shqiptarëve.

Një protestë e ngjashme është paralajmëruar sot në Shkup, ndërkohë që korrepondenti i Albeu.com në kryeqytetin maqedonas thekson se mbështetësit e Gruevskit kanë ngjitur postera të dinarit me fotoAdem Jasharit në lagje ku shumicë janë maqedonasit me qëllim nxitjen e tyre për të dalë në protestë. /Albeu.com/