Janё tё shumta arsyet prej tё cilave mund tё prishet njё lidhje. Mё katastrofikja ёshtё tradhёtia, edhe pse janё tё shumtё ata qё nuk e pranojё dhe gjejnё 1001 arsye pёr t’u justifikuar. Gjithsesi nuk besojmё se ka ndonjё person qё i futet njё lidhjeje me qёllim pёr t’u ndarё e pёr t’u lёnduar. Gjithçka fillon me ёndrra, dashuri dhe pasion, derisa diçka ndodh dhe situata vёshtirёsohet, duke pёrfunduar nё lot, dhimbje dhe zhgёnjim.

Me pak fjalё, cili ёshtё tipi i mashkullit qё mund tё tradhёtojё mё lehtё? Ne nuk jemi magjistarё, por do tё bazohemi nё ato qё thonё studimet pёr t’ju dhёnё pёrgjigjen qё kёrkoni. Atёherё, sipas studimit qё u realizua nё Journal of Personality and Social Psychology, ekziston njё hobi, tё cilin nёse partneri apo i dashuri juaj e parapёlqen tregon se ju tradhёton.

 

Nuk ka tё bёjё me koleksionimin, as me palestrёn e as me filmat. Mё tё dhёnё pas tradhёtisё janё meshkujt qё çmenden pas udhёtimeve. Kjo ka edhe njё arsyetim tё logjikshёm, duke qenё se kёta njerёz janё mёndjehapur, tё rehatshёm e tё dashuruar pas sё resё.

Megjithatё ne kemi njё pyetje: Udhёtimet duhet tё jenё me patjetёr jahstё shtetin, apo e njёjta gjё vlen edhe pёr ato nё destinacione tё afёrta?