Jose Mourinho e ka nisur planin e tij bombastik të verës, blerjen e Neymar. Trajneri i Manchester United thuhet se do të bëjë gjithçka për blerjen e yllit të Barcelonës.

Madje mediat spanjolle shkruajnë se pak ditë më parë Mourinho e ka kontaktuar personalisht yllin brazilian të cilit i ka thënë se duhet të largohet nga Barcelona dhe të transferohet te Manchester United.

Mou i ka premtuar Neymarit se do ta bëjë te United futbollistin më të mirë në botë dhe se së bashku do ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Raportohet se portugezi ndër të tjerash e ka nxitur brazilianin duke i thënë se asnjëherë nuk do të mund të bëjë karrierë te Barca sa të jetë aty Leo Messi.

Manchester United do ti bëjë gati 90 milionë euro në verë për prioritetin kryesor, blerjen e Neymar.