Moti i ftohtë iu shkakton probleme serioze qytetarëve me sëmundje kardiovaskulare. Temperaturat e ulëta që në fillim të vitit e kapluan vendin, e rritën numri e infarkteve dhe sulmeve në tru. Mjekët shpjegojnë se problemet lindin për shkak se trupi i personave me sëmundje kronike kardiovaskulare përjetonë goditje kur dalin nga mjedisi i ngrohtë në një mjedis me temperaturë disa gradë nën zero, transmeton Alsat M.

Është rritur edhe numri i thirrjeve për ndihmë të shpejtë. Mjekët i këshillojnë ata pacientë me sëmundje kardiovaskulare posaçërisht të jenë të kujdesshëm kur dalin jashtë si dhe të marrin rregullisht terapinë e tyre.