Militantët kurdë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me autobombë që ndodhi javën e kaluar në Izmir, afër një agjencie të lajmeve e cila lëshonte lajme për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Militantët luftuan me policinë dhe e shpërthyen autobombën e cila la të vdekur një oficer policie dhe një punëtor të gjykatës, transmeton arbresh.info.

Grupi Fajkonjtë për Lirinë e Kurdistanit lëshoi një deklaratë ku thotë se dy nga militantët e tyre kanë kryer sulmin dhe kanë paralajmëruar për sulme të tjera.