Sapo mbaroi takimi i Ambasadorit amerikan William Walker me përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Maqedoni. Në takim merrnin pjesë njëri nga liderët e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi dhe përfaqësuesi i PDSH-së, Azem Sadiku.

Synimi i takimit ka qenë vazhdimësia e debatit ndërpartiake, unifikimi i Strategjisë shqiptare dhe përfshirja e diasporës shqiptare të Evropës dhe Amerikës në lëvizjet politike. Ambasadori Walker është i interesuar që diaspora shqiptare te jete e përfshirë edhe ne Kuvendin e Kosovës, të Maqedonisë, dhe atë të Shqipërisë, duke kontribuar në politika zhvillimore ekonomike dhe politike, si dhe duke i dhënë peshe politike, kontesteve te pazgjidhura politike në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Ziadin Sela, Teuta Arifi, dhe Azem Sadiku e informuan ambasadorin Walker per ngjarjet e fundit politike qe kanë të bëjnë me platformën e përbashkët politike, dhe unifikimin e qëndrimeve politike të cilën e përshëndeti edhe ambasadori Walker.
Në këtë takim ajo që ngeli enigmë ishte mospjesëmarrja e Liderit të Lëvizjes Besa, për të cilën edhe ambasadori Walker pyeti disa here se pse ata nuk janë përgjigjur ftesës.
Përndryshe ambasadori Walker është miku më i madh i shqiptarëve ai që denoncoj gjenocidin sërb qe u ndodhi në Reçak, dhe falë deklaratave të tij NATO në mënyre te shpejt intervenoj ushtarakisht duke mbrojtur popullatën shqiptare nga masakra të ngjashme si ajo e Reçakut.