Lojërat kompjuterike më të famshme, Solitaire dhe Minesëeeper, janë projektuar për të ndihmuar njerëzit që të mësojnë aftësitë e nevojshme për të përdorur kompjuterët.

Për shembull, Soliter solitaire u shfaq në vitin 1990, me qëllim që të mësojë njerëzit se si të përdorin mouse-in. Microsoft-it i duhej që përdoruesit e kompjuterit, të cilët deri atëherë i shkruanin rregullisht komandat, të mësoheshin me funksionet e mouse-it, si për shembull tërheqja e figurave. Dhe cila ishte mënyra më e mirë se tërheqja e kartave që bëhej me orë të tëra?

Është interesante se solitaire pati sukses, prandaj orë të tëra u kaluan me rregullimin e letrave.

Minesëeeper, i cili është lëshuar në qarkullim në vitin 1992, është projektuar po ashtu për të ndihmuar përdoruesit në përdorimin e mouse-it, por këtë herë me konceptin e klikimeve në të djathtë dhe në të majtë.

Microsoft donte që ky veprim të bëhej pavetëdijshëm dhe pati sukses sepse kjo ndodhte me të vërtetë në kohën që njerëzit argëtoheshin.