Shumë mund të mendojnë se ari është një prej materialeve më të shtrenjta në botë. Besojeni ose jo, ari nuk hyn as në dhjetëshen e materialeve që kushtojnë më shtrenjtë.
 

Ja një listë e lëndëve më të shtrenjta, duke nisur nga çmimi më i ulët:

Shafrani – 11 dollarë/grami
Është një nga erëzat më të shtrenjta. Për shkak të kohës së gjatë dhe punës që duhet për ta bërë gati për konsum, por edhe ndikimeve pozitive që ka në shëndet, shafrani ka një diferencë të madhe në çmim me erëzat e tjera.
Ari – 56 dollarë grami
I njohur si metali më i çmuar dhe shumë i dashur sidomos nga gratë.
 Rodiumi – 58 dollarë grami
I përket grupit të platinit dhe është një metal shumë i rrallë. Në një ton dhe dhe gurë nuk mund të gjesh më shumë se 0.001g rodium.

Platini – 60 dollarë grami
Metal i rrallë me ngjyrë argjendi. Njësoj si ari, është shumë rezistent ndaj acideve.
Brirët e rinocerontit – 110 dollarë grami
Brirët e rinoqerontit përdoren për qëllime mjekësore, por edhe për prodhimin e dorezave të thikave. Në çmim ndikon edhe fakti se kjo lloj kafshe po shkon drejt zhdukjes.

Plutoniumi – 4000 dollarë grami
Një metal i butë radioaktiv. Përdoret si burim energjie për anijet kozmike dhe për ndërtimin e armëve bërthamore.

Painiti — 9 000 dollarë grami
Është një gur aq i rrallë, saqë pak njerëz e dinë që ekziston. Ka ngjyrë portokalli në të kuqe dhe është zbuluar për herë të parë para 65 vitesh.

Tafeiti – 20 000 dollarë grami / 4 000 dollarë për karat
Gur i rrallë në ngjyrë violë, rozë, të kuqe ose të bardhë. Është një milion herë më i rrallë se diamanti, saqë shumë njerëz e dinë thjesht legjendë.

Tritiumi – 30 000 dollarë grami
Është një gaz që përdoret për ndriçim. Kostoja e për të prodhuar rreth 500 gram tritium është rreth 15 milionë dollarë.

Diamanti – 55 000 dollarë grami
Guri më i njohur dhe më i adhuruar në Tokë, sidomos nga femrat.

Kaliforniumi – 25 000 000 dollarë grami
Elementi kimik më i shtrenjtë në botë. Që prej zbulimit të tij në vitin 1950, është sintetizuar vetëm një herë.

Antimateria – 62.5 miliardë dollarë grami
Absolutisht substanca më e shtrenjtë në botë. Prodhimi i një miligrami pozitrone kushton rreth 25 milion dollarë. Teorikisht antimateria mund të përdoret si karburant për anijet kozmike në të ardhmen. Për të prodhuar vetëm një gram antimaterie, i gjithë njerëzimi duhet të punojë pa pushuar për një vit të tërë.