Gjatë ditës së sotme pritet që LSDM-ja deri te presidenti Gjorge Ivanov t’i dorëzojë nënshkrimet e nevojshme për marrje të mandatit për formim të qeverisë së re. Pritjet e liderit të LSDM-së Zoran Zaev janë se ai sot ose nesër do të mund ta marrë mandatin nga pesidenti Ivanov.

Zaev, të cilin LSDM-ja në seancën e Këshillit qendror të partisë e ka vërtetuar për mandatar do të përpiqet që të bëjë qeveri me mbështetje të deputetëve të BDI-së, BESË-s dhe Aleancës për Shqiptarët.

Nga BDI-ja paralajmërojnë se sot duhet të merret vendim nëse do të koalicionojnë me LSDM-në në qeverinë e re ose do të mbështesin qeveri pakicë. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani të premten deklaroi se nëse vendosin që të mbështesin qeveri pakice, Zaevi do t’i marrë votat e deputetëve të tyre në Kuvend, por nuk do të marrin pjesë në pushtetin ekzekutiv.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, edhe ai i ka bërë thirrje Zaevit që të mos formojë qeveri me BDI-në duke paralajmëruar se nëse e bën këtë VMRO-DPMNE do të mbështesë formim të qeverisë pakicë.

“Do të mbështesim qeveri pakicë, nëse LSDM-ja heq dorë nga Ligji për gjuhët, platforma dhe ridefinimi, si dhe nga shkatërrimi i shtetit”, shkroi Gruevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Nëse, shtoi Gruevski partitë shqiptare e sjellin LSDM-në në pushtet, ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri pakicë me deputetët tanë nëse heq dorë nga Ligji për gjuhën, patforma nga Tirana dhe ridefinimi dhe shkatërrimi i shtetit.

Gruevski i ka thënë Zaevit se nëse dëshiron të vijë në pushtet, ta zbatojë programin e zgjedhjeve pa ridefinim, respektivisht ta bëjë pa u përplasur me interesat shtetërore dhe nacionale