LSDM: Mbaroi koha e Gruevskit, Mijallkovit dhe Veljanoskit

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese thotë se shumica e qytetarëve të Republikës Maqedonisë në zgjedhjet kredibile janë deklaruar se nuk duan që Kuvendi ende të punojë në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e vendit.

“Proceset demokratike kanë filluar dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk guxon që ende të kryej dhunë në demokracinë parlamentare. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë në zgjedhjet kredibile janë deklaruar se nuk duan që Kuvendi ende të punojë në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren, që do të thotë e kundërta e interesave të tyre. Nuk duan kryetar të Kuvendit i cili në bashkëpunim me policinë i hedh përfaqësuesit e tyre dhe gazetarët nga shtëpia e popullit. Ata i thanë Jo dhunës në Kuvend i cili duhet të jetë garantues për respektimin dhe gëzimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe jo shkeljes së tyre”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në kumtesë gjithashtu shtojnë se ka mbaruar koha e urdhrave nga Gruevski të cilat i kanë zbatuar Jankullovska, Stavrevski, Mijallkov dhe Veljanoski.

“Mbaroi koha e urdhrave nga Gruevski të zbatuara nga Jankullovska, Stavrevski, Mijallkov dhe Veljanoski. Vota e 700 mijë qytetarëve, e shprehur nëpërmjet 67 deputetëve do ta kthejë dinjitetin e deputetëve dhe të Kuvendit në Republikën e Maqedonisë”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.