Dragan Pavloviq Llatas është duke nxitur maqedonasit për luftë kundër shqiptarëve. Ai në shkrimin e tij të fundit parashtron tezën se si jetojnë maqedonasit atje ku shqiptarët e kanë pushtetin.

“Shikoni se si jetohet nën pushtetin e gjuhës shqipe. Nuk duhet të shikoni më larg, shikoni në Kosovë. Shikoni në Tetovë, Gostivar, Strugë, Haraçinë, Studeniçan.

Ti që ke votuar për Zaevin, për dy gjuhësinë dhe kantonizimin dhe jeton në Shkup, Manastir, Strumicë, Prilep, Kavadar, Shtip, a e di se si jetojnë maqedonasit atje ku shqiptarët e kanë pushtetin: Dibër, Tetovë, Gostivar, Haraçinë, Likovë, Cair, a do të ndërrohesh me to, ose me serbët dhe turqit në Kosovë? Jo nuk do të zëvendësohesh.”, shkroi Dragan Pavloviq Latas.