Gjatë debatit të mbrëmshëm në “Rruga drejt…” në Alsat-M, I ftuar I gazetares Arta tahiri ishte Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa. Në fillim të emisionit gazetarja tahiri, zbuloi një fakt interesant, të cilini Arianit hoxha nuk e priste. Tahiri zbuloi se pasi kanë dërguar ftesë për pjesëmarrje në debat tek Lëvizja Besa, përgjigja e tyre ka qënë e çuditshme. Ata I kanë vënë kusht Arta Tahirit, se do të marrin pjesë në emision, vetëm nëse në të nuk do të ketë përfaqësues nga Lëvizja për Reforma dhe Aleanca për Shqiptarët. Çuditërisht, nga kjo parti pranojnë të debatojnë me këdoqoftë subjekt politik, por tashmë 1 vjet ata i shmangen debatit me LRPDSH-në. Gazetarja Tahiri e çuditur nga ky fakt, publikisht theksoi se kjo paraqet “deficit demokratik të një pjese te subjekteve politike shqiptare”. Tahiri dhe dy analistët e ftuar vazhduan më tej duke kërkuar nga anëtari i Besës përgjigje konkrete se pse I shmangen debatit me Aleancën dhe se një veprim i tillë është absurd dhe bie ndesh me deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga partitë shqiptare.
Nga burime Brenda kësaj partie, mësojmë se një ndër shkaqet kryesore se pse Besa nuk dëshiron të përballet me Aleancën, është se nga përvoja paraprake, përfaqësuesit e Besës dalin shumë dobët në debat, kur përballë kanë përfaqësues të LRPDSH-së. Ky vendim erdhi sidomos pas debatit të fundit mes Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit, muaj më parë, kur Sela e deklasoi dhe e vuri në pozitë të vështirë Kasamin, rreth çështjes së bashkëpunimit opozitar. Këtë vendim ata e mbajtën deri pas zgjedhjeve. Mënnjëherë pas zgjedhjeve, përfaqësuesi i Besës, Arben Labënishti mori pjesë në debat ku i ftuar ishte edhe Arben Taravari i Aleancës. Në ClickPlus, Taravari u cilësua si fitues I debatit, pasi disa herë me fakte konkrete dhe të pamohueshme, ia mbylli gojën Labënishtit, poredhe të ftuarve tjerë. Pas këtij emisioni, edhepse Bilall Kasami u shpreh I gatshëm të përballet në debat me Ziadin Selën, organet partiake të Besës, e kanë riaktivizuar vendimin, që në emisionet ku ka të ftuar nga Aleanca të mos marrin pjesë, që të most ë turpërohen.
A po luan Besa rolin e “Kalit të Trojës” te blloku politik shqiptar?
Kujt I shërben kjo lojë politike e Besës?
Pse nga kjo parti, kanë frikë të përballen me Lëvizjen për Reforma?
Këtyre përgjigjeve nuk I është përgjigjur askush nga kjo Lëvizje.