Çdo cep i qytetit të Kumanovës pothuajse është paralizuar tërësisht, kjo pasi që autoritetet komunale nuk treguan aspak interesim për pastrimin e rrugëve e trotuareve. Kamera e Alsat filmoi rrugë të stërmbushura me borë e akull gjë që paraqet rrezik për vozitësit por edhe për këmbësorët. Qytetarët kritikojnë autoritetet lokale të cilët thonë se i ka zënë gjumi.

“Po shiko si është, as nuk i shkon ndërmend kujt të pastroj rrugët. Komuna duhet të merr masa por ama nuk ke me kënd me fol nuk ke as ku të ankoesh, kemi mbet sikur ai fëmija jetim qan, qan nuk e merr askush në dorë”.

“Me thënë të drejtën nuk jam i kënaqur, e shini se nuk është hedhur asgjë as krip as rërë. Me të vërtet është turp por s’kemi çfarë bëjmë, duhej me kohë të merren masa të hidhej krip”.

“Patjetër se nëse nuk pastrohen rrugët ka vështirësi si për vozitës ashtu edhe për kalimtarë por më duket se nuk e kanë ndërmend t’i pastrojë. Po duhet patjetër me marr masa komuna e Kumanovës ama si duket i ka zënë gjumi”.

“Me të vërtetë kjo është një gjendje e keqe, duhet patjetër të merren masa nga kreu i komunës për pastrimin e rrugëve në të ardhmen, sepse kështu ja populli po ballafaqohet me situata të pakëndshme si aksidente në komunikacion etj”.

“Situata është e rëndë rrëzohen kalimtarë thyejnë këmbët askush nuk merr masa me pastru, s’kemi edhe ku mu ankuar te cila komunë të shkojmë?.

Ndërkohë kreu i Komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski thotë se po ndërmerren masat e nevojshme me qëllim të pastrimit të rrugëve.

Morëm vendim në shtabin emergjent në rast të rëndimit të situatës, angazhuam makina tjera shtesë nga operativat tona sepse duhet vendim që të mund ti subvencionojmë në të ardhmen kështu që përpiqemi maksimalisht të mbrojmë qytetarët – deklaroi Zoran Damjanovski, kryetar i Kumanovës.

Tanimë më pothuajse një javë rrugët e bulevardet e qytetit të Kumanovës mbetet nën borë dhe akull gjë që rrezikon jetën e qytetarëve./Alsat-M