Kaltrina Selimi nuk i fshehë dëshirat e saj. Këngëtarja e shumë hiteve, thotë se një ndër synimet e saj është pjesëmarrja në festivalin e ‘’RTSH’’-së, që është festivali më prestigjioz sipas saj, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, Kaltrina tregon se kjo do të ishte një sfidë e madhe për të, pasi ajo dëshiron që në skenën e festivalit të madh ta ketë një paraqitje të denjë. Duket se ka ardhur koha që Kaltrina të mendoj për realizimin e kësaj ëndrre të kahmotshne.