Orët smart, pajisjet e fitnesit dhe pajisjet e tjera medikale janë ekstremisht të dobishëm për të mbledhur të dhënat për shëndetin , por pajisjet ekzistuese elektronike nuk janë aq të mira për të komunikuar direkt me sistemin biologjik të trupit tonë.

Kjo vjen për shkak se ka një mungesë lidhjesh ndermjet qelizave organike të cilat komunikojnë ndërmjet hormoneve dhe ushquesve dhe pajisjeve elektronike të cilat komunikojnë ndërmjet elektroneve , raporton TechSot.al.

Sipas një studimi të publikuar këtë javë në të përjavshmen Nature Communications , sidoqoftë , kërkuesit kanë gjetur një mënyrë për të riprogramuar qelizat bakteriale për të njohur sinjalet elektrike. Ky sistem mund të lejojë që një ditë smartfonët dhe pajisje të tjera të komunikojnë direkt me qelizat në trup.

Celesi është te kultivimi i molekulave”redox” të cilat i lëvizin elektonet në sistemin biologjik ndërmjet reaksioneve kimike. Duke përdorur një elektrodë të lidhur me një pajisje elektrike , kërkuesit kanë qenë të gjendje që të kalojnë molekulën redox nga gjendje e oksiduar në atë të reduktuar.

Sipas TechSot.al , duke modifikuar qelizat bakteriale për tiu përgjigjur molekulës redox, kërkuesit mund të kontrollojnë sintezën proteinike bakteriale. Dhe përshkak se proteina e prodhuar shkëlqen një dritë flouroshente jeshile , kërkuesit mund të fikin dhe të ndezin qelizën ashtu si një celës drite.