Këngëtaret shqiptare pushtojnë Billboard, prin Bebe Rexha (Foto)

Vitet e fundit kanë lançuar shumë vajza shqiptare e jo vetëm në tregun ndërkombëtar të muzikës si Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi dhe Bebe Rexha. Duke mbetur tek kjo e fundit, krijuesja e hitit ‘The monster’ për Eminem dhe Rihannan, ka pushtuar kalsifikimet botërore Billboard.

Këtë javë Rexha është renditur në krye të tij në kategorinë “Dance Club Songs” me hitin “I Got You”. E mjaftueshme? Jo për Beben, e cila ka siguruar dhe vendin e 86-të në “Top 100”, të cilat janë këngët më të luajtura në Amerikë.

Bukuroshja 28 vjeçare nuk është e vetmja artiste shqiptare që po e bën Amerikën ta vlerësojë dhe të flasë për të. Dua Lipa dhe Martin Garrix me “Scared To Be Lonely” u pozicionuan në vendin e 32-të në kategorinë “Pop Songs”, për një këngë që ka dalë vetëm një muaj më parë. Vendi jonë është përfaqësuar edhe në kategorinë e “Emerging Artist”, me sensacionin Era Istrefi e cila ka arritur vendin e 27-të me “Bonbon” dhe të 62 me “Redrum”, ndërsa Albert Stanaj në vendet 82 dhe 87, respektivisht me “Romantic” dhe “Playing to Lose”/InTv