Kjo ëmbëlsirë e quajtur ‘Jufka” është një recetë tradicionale Shqiptare. Ka një shije të veçantë dhe me pak përbërës ju do arrini ti bëni të gjithë për vete.

Do t’ju nevojiten disa përbërës shtesë për të gatuar sherbetin : 1 kg sheqer, 1 litër ujë, 2-3 karafila

 

Procedura 

Ndizni furrën në temperaturë 200°C

Shtoni ujin, sheqerin dhe karafilat në një tenxhere

Ziejeni derisa sheqeri të shpërbëhet

Ziejeni në flakë të butë dhe pasi të ketë përfunduar lëreni mënjanë

Vendosni vezën në një tas dhe rriheni

Shtoni sodën e bukës

Shtoni një lugë gjelle pluhur qumështi dhe më pas një lugë gjelle niseshte, derisaë dy përbërësit të kenë mbaruar

Shënim: Raporti i kësaj recete është 1:1. Kjo do të thotë 1 vezë, 1 filxhan kafeje pluhur qumështi dhe 1 filxhan kafeje nisheste. Por nuk qëndron gjithmonë kështu. Ju mund të keni nevojë për më shumë pluhur qumështi dhe niseshte. Brumi nuk duhet të jetë shumë i fortë por nga ana tjetër as i ngjitshëm në duar. Mënyra e duhur për ta kuptuar këtë është të lyeni duart me vaj misri dhe me një lugë kafeje ose çaji (sipas preferencës, nëse doni topa më të vegjël ose më të mëdhenj) merrni pak nga masa dhe nëse mund të krijoni topa duke e rrotulluar brumin në duar atëherë masa ka arritur konsistencën e duhur. Nëse masa ngjitet nëpër duar shtoni një lugë gjelle pluhur qumështi dhe 1 lugë gjelle nisheste (raporti 1:1) dhe shihni rezultatin (mund ta bëni këtë sërish deri sa brumi të ketë rezultatin e kërkuar)

Lyeni duart dhe tepsinë me vaj misri

Përdorni një lugë kafeje ose çaji për brumin dhe krijoni topa duke e rrotulluar brumin në duar

Vendosini topat me pak hapesirë ndërmjet njëri tjetrit

Piqini Jufkat për rreth 10 minuta ose derisa të kenë arritur një ngjyrë kafe të artë

Hiqini Jufkat nga furra dhe menjëherë vendosini në shërbet (shërbeti të mos jetë duke zier)

Lërini brenda për të paktën 10 minuta, kjo është e rëndësishme

 

Lëvizini Jufkat nga tenxherja me shërbet vetëm nëse e kanë thithur dhe janë mbushur mirë me shërbet, në të kundërt lërini të qëndrojnë në tenxhere.